Juve zëvendësuesin e Bonuçit e gjen te Valencia

Pas largimit të Leonardo Bonuçit, Juventusi është vënë në kërkim të një zëvendësuesi të tij. Reprezentuesi italian gjatë kësaj vere për një shumë afërsisht prej 43 milion euro kaloi në rradhët e Milanit, duke lënë shumë zbraztira në mbrojtjen e “bardhezinjëve”, gjë kjo që u vërejtë edhe në ndeshjen kontrolluese ndaj Barcelonës, kur Nejmar thjeshtë vallëzoi para mbrojtjes “juventine” dhe më pas edhe shënoi në rrjetën e Bufon.

Sipas spanjolles “Marca”, Juventusi i ka vënë syrin mbrojtësit Eljakim Mangala, i cili në formë huazimi nga Mançester Siti po luan te Valencia.

Mbrojtësi francez është në pronësi të Mançester Sitit, drejtuesit e së cilës skuadër për kartonin e tij kërkojnë një shumë prej 20 milion euro.

Trajneri i kampionëve në fuqi të Italisë, Masimiliano Allegri tha dje se është i kënaqur me formacionin që ka për momentin, mirëpo do ishte i lumtur nëse skuadra do të përforconte rradhët e veta edhe me një mbrojtës.

26-vjeçari Mangala sezonin e fundit me Valencian zhvilloi gjithsej 30 ndeshje, duke realizuar edhe dy gola.

Leave a Reply