Godet Juventusi, merr mbrojtësin e Romës!

Juventusi ka arritur marrëveshje me Kostas Manolas të Romës, i cili shihet si zëvendësim për të larguarin Leonardo Bonuçi, njofton “SportItalia”, përcjellë “infOSport.mk”.

Tashmë ka mbetur që drejtuesit e kampionëve në fuqi të Anglisë të dakordohen me homologët e tyre të Romës. Sipas të njëjtit burim, pritet që “Zonja e Vjetër” të bëjë një ofertë prej 30 milion euro.

Më herët gjatë kësaj vere, emri i Manolas ishte lidhur ngushtë edhe me një kalim të mundshëm te skuadra e Zenitit, mirëpo edhe pse marrëveshja ishte arritur në nivel klubesh, ishte vetë futbollisti grek që nuk pranoi të transferohet në kampionatin rus.

Një ditë më parë Juventusi kompletoi transferimin e Federiko Bernardeskit nga rradhët e Fiorentinës.

Leave a Reply