Ish sulmuesi i Renovës nënshkruan me Sileksin

Ish sulmuesi i Renovës, Antonio Bujçevski, i cili sezonin e fundit luajti me Pelisterin, është larguar nga kjo skuadër për t’iu bashkuar skuadrës së Sileksit.

Skuadra nga Kratova e udhëhequr nga strategu shkupjan, Zhikica Tasevski, ka qenë mjaft aktive gjatë kësaj meraktoje vere, ku ka arritur që të angazhojë plotë 11 futbollistë të rinj, përfshirë këtu edhe këtë të fundit, sulmuesin Bujçevski.

Futbollisti me origjinë nga Manastiri, vitin e kaluar luajti te skuadra nga vendlindja e tij, Pelisteri, për të cilën skuadër kishte zhvilluar 24 ndeshje, duke realizuar edhe 6 gola.

SILEKSI PREZANTOI 10 BLERJET E REJA

Bujçevski pritet të jetë një përforcim shtesë në sulmin e skuadrës nga Kratova, që më parë kishte nënshkruar me Dejan Bllagojeviç, Antonio de Oliveira Zhunior – Toni, Martin Bllazhevski, Darko Aleksovski, Nenad Neshovski, Boban Georgiev, Dimitar Ivanov, Veljko Plaziniq, si dhe dy portierët, Bllagoja Ivanov dhe Goran Trajkovski.

Për 27-vjeçarin Bujçevski, Sileksi do të jetë skuadra e 7-të në karrierën e tij, pasi më parë kishte mbajtur veshur fanellat e skuadrave të Vardarit, Renovës, Metalurgut, Pelisterit, Teteksit dhe EuroMilkut.

Leave a Reply