PSZH sonte në mesnatë me një konferencë të jashtëzakonshme

Paris Sen Zhermeni ka njoftuar se sonte në mesnatë në Majami do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp. Për momentin nuk ka ndonjë informacion zyrtarë se për çfarë bëhet fjalë, mirëpo me shuma gjasa që në të do të flitet për transferimin e përfolur të Nejmar nga rradhët e Barcelonës.

Në rast se ylli brazilian vërtetë do të transferohej te skuadra parisiene, atëherë bota e futbollit do të ishte dëshmitare e një transferimi rekord, për një shifër prej 222 milion euro.

Paris Sen Zhermeni aktualisht ndodhet në SHBA, ku po përgatitet për sezonin e ri futbollistik, duke qenë pjesë e “International Champions Cup”.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply