Ejupi dhe Grezda po shkruajnë historinë me Osijekun, mundin PSV midis Holandës (VIDEO)

Skuadra kroate e Osijekut ku militojnë dy futbollistët shqiptarë, Muzafer Ejupi dhe Eros Grezda po shkruan një faqe të re në historikun e saj. Osijeku sot në ndeshjen e parë të tuit të tretë eliminatorë mundi gjigandët holandez të PSV Ajndhoven, edhe atë në Holandë.

Skuadra e Ejupit dhe Grezdës shënoi fitore minimale 1:0, falë golit të shënuar nga Barishiç në minutën e 57-të. Ishte kjo një goditje e madhe për futbollistët vendas në ato momente, të cilët edhe përkundër tentativave të shumta dhe dëshirës së madhe të paktën për të barazuar rezultatin, një gjë të tillë nuk arritën, duke vështirësuar në këtë mënyrë rrugëtimin e tyre në ndeshjet e Liga Evropa.

Ejupi dhe Greza luajtën që nga minuta e parë dhe ishin të paprekshëm deri në fund, kur bashkë me bashkëlojtarët e tyre festuan këtë fitore të madhe.

Leave a Reply