Goran Popov bëhet me skuadër të re

Pas largimit nga rradhët e skuadrës kampione të Vardarit, Goran Popov, ka gjetur skuadrën e tij të re. Bëhet fjalë për skuadrën qipriote të Doksa Katokopija, që garon në elitën e futbollit qipriot.

Këtë transferim e konfirmoi edhe vetë Goran Popov me një deklaratë të dhënë për të përditshmen, “makedonski sport”.

“Klubi im i ri është Doksa. Nga dita e martë fillojë me stërvitje te kjo skuadër” – kishte thënë shkurtë, futbollisti me origjinë nga Strumica, i cili gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte luajtur edhe për skuadrat si Proodeftiki Neolea, AEK, Crvena Zvezda, Odra, Egaleo Levadiakos, Herenven, Dinamo Kiev dhe Uest Bromuiç Albion, ndërsa në Maqedoni, përveç Vardarit, ai luajti edhe me Bellasicën, pjesë e së cilës skuadër ishte që ga grupmoshat e reja.

Emri i Goran Popov ishte lidhur edhe me një transferim të mundshëm te FC Shkupi, mirëpo tashmë edhe përfundimisht bie në ujë kjo pistë, pasi 32-vjeçari Popov vendosi që të luaj sërish jashtë Maqedonisë.

Leave a Reply