Zyrtare, Arlind Ajeti prezantohet te Krotone

Mbrojtësi shqiptarë, Arlind Ajeti është një futbollist i ri i Krotones. Skuadra nga Serie A huazimin e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare  nga skuadra e Torinos, te e cila skuadër nuk arriti të gjejë hapësirat e duhura.

Krotone fitoi ankandin për 23-vjeçarin, për të cilin kishin shfaqur interes edhe dy skuadra tjera italiane, SPAL (Serie A) dhe Palermo (Serie B) si dhe skuadra gjermane e Frajburgut.

Megjithatë, Ajeti zgjodhi projektin e skuadrës kalabreze, sepse aty pritet të ketë një rol protagonisti, ndërsa vlerësohet për aftësitë e mira teknike dhe fizike, si edhe për forcën në duelet me kundërshtarët dhe në luftën në ajër.

Mbrojtësi kuqezi i bashkohet ekipit të drejtuar nga Davide Nikola me formulën e huazimit deri në fund të sezonit, ndërsa në kontratë është përfshirë edhe një klauzolë për të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të futbollistit.

Krotone është skuadra e tretë italiane, me të cilën Ajeti do të luajë në Serinë A pas Frosinones, dhe Torinos, ndërsa gjatë karrierës së tij ai gjithashtu kishte luajtur edhe me skuadrën shumë herë kampione të Zvicrës, Bazelin.

Leave a Reply