Sonte ndeshja Kosovë-Maqedoni

Përfaqësuesja e Maqedonisë në basketboll sonte në mbrëmje në Prishtinë kundër Kosovës do të zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të parakualifikimeve për Kampionatin Botëror “Kina 2019”.

Në grupin parakualifikues të Maqedonisë, përveç Kosovës bënë pjesë edhe Estonia, derisa kalimin në fazën kualifikuese e sigurojnë dy ekipet e para në renditje.

Ndeshja starton në ora 20:15 dhe e njëjta do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Radio Televizioni i Kosovës (RTK) do të kryej transmetim të drejtëpërdrejtë nga kjo super përballje që pritet me shumë interes edhe nga audienca në Maqedoni.

Leave a Reply