UEFA dënon ashpër Partizanin e Beogradit

UEFA ka dënuar ashpër klubin nga Serbia, Partizanin e Beogradit, pasi në ndeshjen e fundit  që kjo skuadër e zhvilloi para tifozëve të saj në kuadër të turit të tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Evropian kundër grekëve të Olimpijakosit, u dëgjuan thirrje për kriminelin Ratko Mladiç si dhe thirrje anti-Kosovë.

Kështu UEFA ka reaguar menjëherë duke dënuar klubin serb me 100 mijë euro dhe duke ia mbyllur dyert stadiumit për një ndeshje në garat europiane.

Një dënim i tillë ose edhe më i rrezikshëm pritet t’i jepet edhe Crvena Zvezdas, tifozët e së cilës skuadër në tribunën veriore në ndeshjen e turit të tretë të ndeshjeve eliminatore në Liga Evropa, kundër Sparta Pragës, kishin shpalosur hartën e Kosovës, dhe duke brohoritur njëkohësisht, “Kosova është Serbi”.

Leave a Reply