Super Shkëndija që po dominon Trakain (VIDEO)

Shkëndija është shumë fare pranë për të përsëritur suksesin e vitit të kaluar, kualifikimin për në fazën “play-off” të Liga Evropa. “Kuqezinjtë” nga Tetova vetëm pas 45 minutave të para po avansojnë me rezultatin 2:0, duke arritur që të përmbysin gjithçka nga ndeshja e parë kundër Trakait, skuadër kjo e cila në Lituani kishte shnëuar fitore me rezultatin 2:1.

Një gol i Besart Ibraimit nga distanca në minutën e 29-të dhe një bombë e Ferhan Hasanit në minutën e 43-të nga gjuajtja e lirë, po bëjnë që Shkëndija të ndihet komode dhe të shpresojë shumë në eliminimin e skuadrës lituaneze, që gjatë pjesës së parë dërgoi vetëm një goditje, edhe atë jashtë kuadratit, përmes sulmuesit të tyre më të rrezikshëm, Maksim Makismov.

Supergoli i Ferhan Hasanit ⚽️🔴⚫️

Публикувахте от infosport.mk в 3 август 2017 г.

Në anën tjetër, Shkëndija përveç dy golave pati edhe dy shtylla, me anë të Egzon Bejtullait dhe Ferhan Hasanit, teksa një bombë tjetër e Armend Alimit shumë pak mungonte që të përfundonte në rrjetë e portierit mysafir, Plukas.

Leave a Reply