Flet Montella: Shumë pak di për Shkëndijën

Trajneri i Milanit, Vinçenco Montella në një deklaratë për mediat italiane ka thënë se nuk din për Shkëndijën, kundërshtarin e “rossonerëve” në fazën “Play-Off” të Liga Evropa.

Goglat sot në Nion të Zvicrës vendosën përballë dy skuadrat “kuq e zi”, me Shkëndijën që për herë të dytë me rradhë do të luaj në ndeshjet “Play-Off” të Liga Eevropa, dhe Milanin që u rikthye në Evropë, pas plotë 1234 ditëve.

“Shortin e Liga Europa e ndoqëm në atmosferë shumë pozitive. Sinqerisht shumë pak di për Shkëndijën. Mirëpo kemi kohë për ta analizuar dhe ta studiojmë kundërshtarin. Shpresojë në një epilog pozitiv për ne nga këto dy përballje” – u shpreh Montella për mediat italiane.

Milani në turin e tretë eliminatorë eliminoi rumunët e Krajovas, duke mundur ata në të dyja ndeshjet me rezultatin e përgjithshëm 3:0, teksa Shkëndija eliminoi lituanezët e Trakai.

Ndeshja e parë është paraparë të zhvillohet në Shkup, me datë 17 gusht, teksa ajo kthyese në “San Siro” do të jetë në program një javë më pas.

Leave a Reply