Braziliani Nejmar është bërë blerja më e shtrenjtë në të gjithë historinë e futbollit botëror, pasi nënkampionët e Francës, Paris Sen Zhermeni për të pagoi klauzolën e lirimit që ishte në vlerë prej 222 milionë eurove.
Me këtë transferim Nejmar la pas vetes fracezin Poll Pogba, i cili në vitin 2016-të për një shumë prej 105 milion euro ishte transferuar te Mançester Junajtedi.
Në vijim ju sjellim edhe listën me 10 blerjet më të shtrenjta në historinë e futbollit botëror.
| LISTA E FUTBOLLISTËVE: |
| 1-Neymar, 222 milionë euro |
| 2-Paul Pogba, 105 |
| 3-Gareth Bale, 100 milionë |
| 4-Cristiano Ronaldo, 94 milionë |
| 5-Gonzalo Higuain 90 milionë euro |
| 6-Rumelu Lukaku, 84 milionë euro |
| 7-Luis Suarez, 81 milionë |
| 8-James Rodriguez, 80 milionë euro |
| 9-Alvaro Morata, 80 milionë euro |
| 10-Zinedine Zidane, 77 milionë euro |
