Reali dhe Junajtedi në Shkup diskutojnë çështjen Bejll!

Spekullimet për transferimin e Garet  Bejll te Mançester Junajtedi, dita ditës po shtohen edhe më shumë. Spanjollja “Don Balon” shkruan se Garet Bejll i ka kumtuar bashkëlojtarit të tij, Luka Modriç se dëshiron të largohet nga “Santiago Bernabeu” dhe ti bashkohet Mançester Junajtedit.

Një gjë e tillë do i shkonte për shtati edhe drejtuesve të Realit, të cilët një kohë më të gjatë po kërkojnë një vend të lirë për Kilian Mbape.

E gjithë kjo na bënë të kuptojmë se një ofertë e majme nga ana e “Djajve të Kuq” për shërbimet e uellsianit do të ishte pranuar nga ana e “mbretërve”, të cilët një kohë më të gjatë i kanë vënë syrin talentit francez të Monakos.

Raundi i parë i negociatave midis Mançester Junajtedit dhe Realit të Madridit pritet të ndodhë në Shkup, kur të dyja skuadrat do të qëndrojnë në Shkup për shkak ndeshjes finale të SuperKupës së Evropës.

Duke pasur parasysh periudhën në të cilën ndodhemi, shumë pak kohë ka deri në fillimin e kampionateve në Angli dhe Spanjë, pritet që negociatat në Shkup mes “madrilenëve” dhe “djajve të kuq” të jenë deçizive, pas së cilave pritet të vendoset e ardhmja e Garet Bejll, nëse edhe më tej do të mbetet pjesë e Realit të Madridit, apo do të transferohet te Mançester Junajtedi.

Problem mund të paraqet fakti që Reali i Madridit e dëshiron portierin David De Gea, dhe nëse “mbretërit” insistojnë që edhe ai të përfshihet në këtë marrëveshje, atëherë është shumë e vështirë që mund të vjen deri te ndonjë marrëveshje.

Pritet që ditëve në vijim të mësojmë nëse Garet Bejll do të jetë përforcimi i katërt i Mançester Junajtedit, në të cilin po insiston aq shumë edhe vetë trajneri Hoze Murinjo, mirëpo duke mos precizuar emrin e përforcimit të katërt.

Leave a Reply