Sonte SuperKupa gjermane, Bajern M.-Borusia D.

Sonte në mbrëmje do të luhet finalja e Superkupës së Gjermanisë mes kampionëve të Bajernit të Munihut dhe Borusia Dortmundit, fituese e Kupës së Gjermanisë në sezonin e fundit.

“Milionerët” vijnë me ndryshime, teksa në krye të skuadrës nuk është më Tomas Tuçel, por Peter Bosz.

Situata në përgatitjet sezonale është shumë e keqe për Bajernin, që i ka humbur thuajse të gjitha ndeshjet miqësore, dhe për më tepër me rezultate të thella.

Ançeloti vjen me mungesa pas dëmtimit të Hames Rodrigez dhe Tiago Alkantaras, teksa pritet të luajë me formacionin 4-2-3-1.

Dortmundi ndërkohë vjen me vendosjen 4-3-3, teksa mbrëmja e sotme do të jetë ndoshta e fundit për Dembele, i cili mund të transferohet te Barcelona.

Leave a Reply