Stadiumi “Mladost” po renovohet për ndeshjen me Shqipërinë

Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë për herë të parë do të luaj një ndeshje kualifikuese jasht qytetit të Shkupit. Ajo do të jetë me 5 shtator në Strumicë kundër Kombëtares së Shqipërisë. UEFA dha drite jeshile që Maqedonia të jetë nikoqire në stadiumin e “Mladostit” në Strumicë, i cili duhet të renovohet sipas kushteve konform që kërkon institucioni më i lartë i futbollit Evropian.

Nga UEFA kanë dhënë edhe afat kohorë për të rregulluar stadiumin, të cilin FFM është duke u munduar ta rrespketojë deri në maksimum. Mbrapa portave janë duke u ndërtuar tribuna, ndërsa në dy tjerat e po vendosen karrige të reja. Është duke u punuar edhe në aspektin e ndriçimit. I gjithë renovimi duhet të përfundojë deri në fund të muajit gusht.

Leave a Reply