UEFA nuk fal! Dënon sërish Vardarin, kësaj rradhe me 22 000 euro

Shtëpia e Futbollit Evropian, UEFA ka dënuar sërish kampionët e Maqedonisë, Vardarin, kësaj rradhe me 22 mijë euro, për shkelje të rregullores në ndeshjen e parë të turit të tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve kundër Kopenhagenit të zhvilluar në “Telekom Arena” në Shkup.

Sipas rregullores së UEFA-s, Vardari është dënuar në bazë të pikave në vijim:

  1. Ulje të tifozëve në shkallë që kishte penguar lëvizjen e lirë të publikut

  2. Përdorim të mjeteve piroteknike

  3. Shpalosjen e falmujve me qëndrime nacionaliste në tribunën jugore në bllokun numër 4 (Kryq neo nazist)

Rikujtojmë Vardari u dënua edhe më herët nga ana e UEFA-s për ndeshjen e turit të dytë eliminatorë kundër Malmes të zhvilluar në Strumicë, edhe atë me 55 mijë euro, për shkak:

  1. Mjete te hedhura nga tribuna ne fushë

  2. Incidentit në tribunë mes tifozëve dhe personave të rendit

  3. Ulje të tifozëve në shkallë që kishte penguar lëvizjen e lirë të publikut

  4. Anim jo korrekt, brohoritje kundër UEFA-s

  5. Përdorim të mjeteve piroteknike

Në këtë mënyrë shuma e përgjithshme e dënimeve që Vardari do të duhet ti paguajë UEFA-s, kap shifrën e 77 000 eurove.

Lidhur me këto dënime kanë reaguar nga “KF Vardar”, duke potencuar se dënime të këtilla edhe përkundër paralajmërimeve që tifozët të jenë më të kujdesshëm, vetëm që e dëmtojnë klubin dhe të njëjtat mund të sjellin dënime edhe më të ashpra në të ardhmen nga ana e Shtëpisë së Futbollit Evropian.

Leave a Reply