Alioski debuton sot në Çampionship me Lids Junajtedin

Reprezentuesi i Maqedonisë, Ezgjan Aliskoi do të debutoj sot me skuadrën e tij të re, Lids Junajted në ndeshjen e parë të sezonit të ri ndaj Boltonit.

Alioski një muaj më parë u transferua nga Lugano te Lids dhe në mënyrë “eksprese” tregoi kualitetet e tij në ndeshjet përgatitore, duke fituar kështu edhe zemrat e tifozëve të klubit.

Në këtë mënyrë, trajneri Tomas Kristijansen, ka vendosur që t’i jep shansin shqiptarit nga Maqedonia që ndeshjen e parë ta luaj nga minuta e parë.

Alioski do të luaj në anën e majtë të mesfushës. Ndeshja ndërmjet Boltonit dhe Lids Junajtedit do të luhet nga sot nga ora 17:30.

Leave a Reply