Basha transferohet në Poloni 

Vullnet Basha, ndryshe vëllai i Migjen Bashës karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë në Poloni, te skuadra e Vilsa Krakov. Vullnet Basha te polakët e Visla Krakov transferohet nga rradhët e skuadrës spanjolle të Murçia, ku nuk pati një sezon aq të mirë.

Sezonin e shkuar ai me Murçian zhvilloi 20 ndeshje kampionale, ndërsa aventura e tij te kjo skuadër zgjati vetëm një vit, te e cila skuadër kishte arritur nga rradhët e Ponferradina.

Shuma e transferimit të Vullnet Bashës te Visla Krakov kap shifrën e 400 mijë eurove, ndërsa 27-vjeçari Basha shpreson se te kjo skuadër do të rigjejë veten dhe se do i rikthehet formës së tij më të mirë, kur luante në Zvicër me skuadrat si Lozana, Ksamaks, Grashopers dhe Sion, nga e cila skuadër në vitin 2014-të ishte transferuar te Zaragoza.

Leave a Reply