Ibraimi kërkon penalti, Meçkarovski e ndëshkon për simulim (VIDEO)

Një rast mjaft diskutabil është regjistruar në minutën e 24-të, në ndeshjen derbi midis Shkëndijës dhe Vardarit që po zhvillohet në këto momente në stadiumin e qytetit të Tetovës, shkruan “infOSport.mk”.

Besart Ibraimi nga gjysma e fushës mjaft mirë depërtoi drejt zonës kundërshtare, duke tejkaluar Besir Demirin dhe më pas edhe Boban Grnçarov, me të cilin pati një kontakt, mirëpo sipas arbitrit Dimitar Meçkarovski, jo edhe për të akorduar penalti. Madje sipas tij bomberi kërçovarë kishte simuluar në këtë rast, me ç’rast Ibraimin e ndëshkoi me kartonë të verdhë.

Vallë nëse kishte, apo nuk kishte penalti, velërësojeni edhe ju përmes video materialit më poshtë.

Leave a Reply