Barcelona, 120 milionë euro për Hazard

Barcelona ende është në kërkim të zëvendësuesit të brazilianit, Nejmar. Skuadra spanjolle së fundmi është hedhur në sulm total për të rrëmbyer yllin belg, Eden Hazard, i cili aktualisht është pjesë e kampionëve në fuqi të Anglisë, Çelzit.

“Blutë” e Londrës mund të pranojnë ofertën e Barcelonës, drejtuesit e së cilës skuadër janë të gatshëm për të paguar plotë 120 milion euro.

Trajneri i skuadrës angleze, Antonio Konte kërkon që në marrëveshje të përfshihet edhe Serxhi Roberto, por vështirë se “katalanasit” do ta lënë të lirë këtë futbollist, sidomos pas mungesës së një futbollisti cilësorë në krahun e djathtë, që u la e zbrazët që nga ikja e Dani Alvesh drejt Juventusit.

Barcelona është e gatshme të plotësojë kërkesat financiare të Çelzit, teksa Eden Hazard në “Kamp Nou” do të luante bashkë me Lionel Messin dhe Luis Suarezin, dy nga futbollistët më të mirë që njeh bota e futbollit.

Leave a Reply