“Trimi” i Vardarit Grnçarov,  para Buba Hasanit bëhet si “bubë” (VIDEO)

Tifozët e Vardarit e konsideronin si “trimin” e skuadrës së tyre kapitenin Boban Grnçarov, por si duket këtij të fundit tashmë nuk i takon ky epitet, sidomos pas takimit të fundit midis Shkëndijës dhe Vardarit të zhvilluar në Tetovë.

Zënka e fundit mes tij dhe kapitenit të Shkëndijës, Ferhan Hasani në ndeshjen e 19 prillit në kuadër të Kupës së Maqedonisë, si duket ia ka shtyrë frikën deri në palcë, kur para tij shfaqet kapiteni i tetovarëve.

Ferhan Hasani – Buba në ndeshjen e së shtunës nuk u përshëndet fare me kapitenin e Vardarit, Boban Grnçarov në fillim të ndeshjes, ndërsa një moment interesant ndodhi në minutën e 24-të, kur pas një starti të Grnçarov ndaj Besart Ibraimit vendasit pretendonion për një penalti, ndërkohë Grnçarov me shokë iu kundërvinin kërkesave të futbollistëve vendas.

Në një moment erdhi edhe deri te një kontakt mes Boban Grnçarov dhe Ferhan  Hasanit, mirëpo si duket tashmë i mbushur mirë me mend nga zënka e 19 prillit, kapiteni i Vardarit iu shmang një zënke tjetër, duke larguar duart menjëherë nga kapiteni i Shkëndijës që në ato momente protestonte ndaj vendimit të arbitrit Dimitar Meçkarovski.

Këtë moment mund të shihni në sekondën e 13-të në video materialin më poshtë:

Leave a Reply