Totre: Ndaj Milanit, të përsërisim lojën si ndaj Vardarit

Enur Totre po kalon momentet e tij më të bukura të karrierës. Edhe pse vetëm 20-vjeçar, ai në fushën e blertë vepron si një futbollist me shumë eksperiencë, që e bënë edhe më të lehtë punën e Osmanit, për t’ia dhënë besimin atij, që në mungesë të Stefan Vujçiç, së bashku edhe me Alimin të udhëheqin mesfushën e Shkëndijës.

Totre me shumë gjasa do të jetë startues edhe në ndeshjen historike të së së enjtes kundër Milanit, ndaj së cilës skuadër tha se dëshiron që e gjithë skuadra të përsërisin atë lojë që e treguan edhe ndaj Vardarit në ndeshjen e parë të kampionatit.

“Bëmë një ndeshje të madhe dhe ai duhet të jetë modeli si duhet të luajmë në çdo takim. Ishte me rëndësi të nisim me tre pikë, posaçërisht pasi bëhej fjalë për ndeshje derbi dhe jemi të kënaqur pasi demonstruam cilësi dhe kualitet përballë Vardarit që në fund rezultoi me fat për humbjen prej vetëm 2:0. Ne jemi futbollistë dhe bëjmë punën tonë, por kënaqësia është e madhe kur shikon aq njerëz të lumtur nga paraqitja e treguar. Kjo na bën të japim gjithçka nga vetja dhe ashtu do të jetë gjithmonë, edhe kundër Milanit të enjten”, u shpreh Totre.

Leave a Reply