Vardari surprizon Fenerbahçen

Skuadra e Vardarit është në prag për të shkruar historinë. “Kuqezinjtë” nga Shkupi në ndeshjen e parë të fazës “play-off” të zhvilluar në kryeqendrën tonë shënuan fitore 2:0, duke bërë në këtë mënyrë një hap të madh drejt kualifikimit për në ndeshjet në grupe.

Vardarit i mjaftoi nga një gol në secilën pjesë për të arritur një fitore komode. Barsegian në minutën e 20-të shënoi për 1:0, teksa një autogol i Mehmet Topal në minutën e fundit të takimit, bëri që Fenerbahçe nga Shkupi të largohet me dy gola disavantazh.

Është ky një rast i artë për Vardarin për tu bërë skuadra e parë nga Maqedonia që do të luante në ndeshjet në grupe të Liga Evropa.

Mirëpo për t’iu gëzuar një arritje të tillë “kuqezinjtë” do të duhet të mos humbin në ndeshjen e kthimit në Stamboll me një rezultat prej 3 golash.

Leave a Reply