Sahiti: Shpresoj ë kthehemi me reuzltat të favorshëm nga Manastiri

Suad Sahiti beson se Rabotniçki do të kthehet me një reuzltat të favorshëm nga transferta në Manastir përballë Pelisterit, skuadër kjo e cila sezonin e ri e kishte nisur me një fitore të madhe në transfertë ndaj Pobedës së Prilepit.

“E dimë se çfarë ekipi ka Pelisteri. Do të jetë një ndeshje e vështirë,  e dimë se çfarë ndeshje na pret në Manastir, mirëpo do hyjmë të japim më të mirën në teren dhe të kthehemi me rezultat të favorshëm” – tha Sahiti enkas për “infOSport.mk”.

Rikujtojmë Rabotniçki në ndeshjen e parë të sezonit të ri në stadiumin e Gjorçe Petrovit kishte barazuar pa gola ndaj Renovës, skuadër kjo e cila të shtunën në ndeshjen e parë të javës së dytë pësoi një disfatë të rëndë 0:3 në Tetovë nga Sileksi.

Leave a Reply