Enis Bardhi me Levanten e tij debutoi me fitore në La Liga (VIDEO)

Futbollisti i talentuar shkupjan, Enis Bardhi, i cili gjatë merkatos së kësaj vere bëri një transferim të bujshëm në La Liga, duke u transferuar te Levante, sonte ka bërë debutimin e tij zyrtarë me fanellën e skuadrës nga Valencia, shkruan “infOSport.mk”.

Bardhi debutoi ndaj Viljarealit në ndeshjen e parë të sezonit të ri në La Liga, në të cilën ndeshje skuadra e tij shënoi fitore minimale 1:0.

Edhe pse paraqitja e tij ishte në dyshim përshkak të një lëndimi që kishte kohë më parë, Bardhi megjithatë doli startues sonte, duke luajtur deri në minutën e 70-të. Dalja e tij nga fusha e blertë u përcollë me shumë duartrokitje nga ana e tifozëve vendas, të cilët në kualitetet e Bardhit u bindën gjatë ndeshjeve kontrolluese të skuadrës së tyre, kur Bardhi në 5 ndeshje realizoi 3 gola, përfshirë këtu edhe një gol ndaj kundërshtarit të sontshëm, Viljarealit, ndaj së cilës skuadër në atë ndeshje miqësore Levante kishte pësuar disfatë 3:1.

Ndryshe autorë i golit të vetëm në këtë përballje për skuadrën e Levantes, ishte Morales dy minuta para fundit të takimit, kur u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Në këto momente po zhvillohet edhe takimi i fundit i javës së parë në La Liga midis Malagas dhe Eibarit, ku 10 minuta para fundit të takimit, mysafirët falë golit të shënuar nga Çarls, avansojnë me rezultatin 1:0.

Leave a Reply