Futsal Shkupi u nis drejt Austrisë (VIDEO)

Ekipi i Futsal Shkupit sot pasdite u nis drejt qytetit të Linz të Austrisë, ku nga data 22 deri më 27 gusht do të zhvillojë ndeshjet paraeliminatore në kuadër të grupit “C”, ku përveç ekipit “bardhekaltër” nga Çairi, pjesë e saj janë edhe skuadrat si Makabi Tel Aviv nga Izraeli, vendasit e Diamant Linz dhe skuadra përfaqësuese e Maltës, Luxol St. Andrews.

Shkupi debutimin zyrtarë në këtë kompeticion do ta ketë kundër Makabi Tel Aviv të Izraelit. Kjo ndeshje në program është me datë 23 gusht me fillim në ora 18:00, ndërsa nga ora 20:15 vendasit e Diamant Linz do të përballen me skuadrën përfaqësuese të Maltës, Luxol St. Andrews.

Pikërisht këta të fundit do të jenë kundërshtari i dytë i Futsal Shkupit në ndeshjen e xhiros së dytë që në program janë me datë 24 gusht, derisa ndeshjet e fundit në kuadër të grupit zhvillohen të shtunën, kur Futsal Shkupi do të përballet me nikoqirët e Diamant Linz.

Është kjo hera e parë që Futsal Shkupi do të përfaqësojë vendin tonë në arenën ndërkombëtare, edhe atë vetëm pas tre viteve themelim, duke pasur parasysh se që në sezonin e parë kjo skuadër u shpall kampione në Ligën e Dytë, duke siguruar në këtë mënyrë inkuadrimin në mesin e më të mirëve, ku që në edicionin e parë u shpallën nënkampion, që më pas në vitin e tyre të dytë në Ligën e Parë ti marrin primatin ekipit të Velesit, duke u shpallur kampion.

Para nisjes për në Austri, ekipi i Futsal Shkupit u mirëprit nga ana e kryetarit të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, dhe zëvendës ministri i  Arsimit dhe Shkencës, Visar Ganiu.

Që të dy uruan fillimisht skuadrën për këtë arritje dhe faktin që do të përfaqësojnë qytetin e Shkupit dhe njëherit Komunën e tyre, duke shpresuar se do të na përfaqësojnë sa më mirë në këto ndeshje paraeliminatore, përmes së cilave do të siguronin edhe raundin e dytë të garave, ndeshjet eliminatore që do të mbaheshin në Zagreb të Kroacisë do të zhvilloheshin nga data 10 deri më 15 tetor.

Lojtaret e Futsal Shkupit duke u nisur per ne Linz te Austrise ku i presin garat paraeliminatore te Liges se Kampioneve Evropian

Публикувахте от infosport.mk в 21 август 2017 г.

Më poshtë keni orarin e plotë të ndeshjeve në kuadër të grupit “C”.

UEFA FUTSAL CHAMMPIONS LEAGUE
Orari i ndeshjeve në kuadër të grupit “C”
E mërkurë, 23.08. – 18:00 (KMF Shkupi 1927 vs Maccabi Tel-Aviv)
E mërkurë, 23.08. – 20:15 (FC Diamant Linz vs Luxol St Andrews)
E enjte, 24.08. – 18:00 (Luxol St Andrews vs KMF Shkupi 1927)
E enjte, 24.08. – 20:15 (FC Diamant Linz vs Maccabi Tel-Aviv)
E shtunë, 26.8. – 18:00 (Maccabi Tel-Aviv vs Luxol St Andrews)
E shtunë, 26.8. – 20:15 (KMF Shkupi 1927 vs FC Diamant Linz)

Leave a Reply