Kaliniç zgjedh numrin e fanellës me të cilën do të luaj te Milani

Përforcimi më i fundit i Milanit, Nikola Kaliniç, prej sot edhe zyrtarisht është një futbollist i ri i Milanit, ndërkohë që tashmë është bërë i ditur edhe numri i fanellës me të cilën do të luaj te skuadra e tij e re.

Sulmuesi kroat ka marrë një fanellë, që në Milano e kujtojnë më shumë nostalgji, pasi ai që e kishte veshur atë fanellë kishte shkruar histori.

Bëhet fjalë për fanellën me numrin 7, që kishte qenë në pronësi të sulmuesit ukrainas, Andrij Shevçenko, i cili kishte bërë për vete tifozët “kuqezinj” në kohën kur luante me Milanin, duke u shndërruar në një nga futbollistët më të dashur për ta.

Tani kroati duhet të bëjë gjithçka për të justifikuar numrin e fanellës që do të veshë në sezonin e ri futbollistik, që Milani e nisi me këmbë të mbarë, duke mundur në transfertë skuadrën e Krotones me rezultatin 3:0.

Leave a Reply