Enis Bardhi jashtënormales, shënon supergol ndaj Deportivos (VIDEO)

Futbollist shkupjan Enis Bardhi ka shënuar golin e tij të parë në kampionatin spanjol të La Ligës, duke shënuar gol për skuadrën e tij Levanten ndaj Deportivo Lakurunjës.

Bardhi golin e shënoi në minutën e 35-të, duke gjetur rrjetën nga gjuajtja e lirë me një distancë të largët nga 25 metra. Me golin e mesfushorit shkupjan, Levante vetëm ngushtoi diferencën në rezultat prej 1:2, pasi më herët Deportivo kishte shënuar dy gola me Sidnei-n dhe Kortabian.

Për Bardhin ky ishte goli i parë në kampionatin spanjoll, ndërsa më herët kishte shënuar kësi lloj gola të ngjajshëm edhe në ndeshjet miqësore me Levanten.

Kujtojmë që takimi Levante-Deportivo u mbyll me barazim 2:2.

Leave a Reply