Ferhan Hasani mungon ndaj Akademia Pandev

Ferhan Hasani nuk do të luaj në ndeshjen ndaj Akademia Pandev, ndeshje kjo që do të startojë pas pak në stadiumin e qytetit në Tetovë.

Hasani ankohej në lëndim që pas ndeshjes së parë në “San Siro” ndaj Milanit, ashtu që ai mungoi në ndeshjen e javës së dytë ndaj Shkupit në Çair. Edhe pse mendohej se i njëjti nuk do të mund të luaj në ndeshjen e kthimit ndaj Milanit në Shkup, ai gjeti forcë dhe u paraqit në atë ndeshje historike për Shkëndijën, që në fund në mënyrë të denjtë u përshëndet nga garat e sivjetme të Liga Evropa.

Megjithatë për ndeshjen e sotme trajneri Qatip Osmani ka vendosur që të pushojë kapitenin  e tij, duke pasur parasysh se atë e presin edhe dy ndeshjet eliminatore me Maqedoninë kundër Lihtenshtejnit (02 shtator) dhe Shqipërisë (05 shtator).

Leave a Reply