FFM për herë të parë investon në stadiumin e Strugës (FOTO)

Futbolli duket se po merr jetë në qytetin e Strugës. Për herë të parë pas një periudhe më të gjatë kohore dikush vendos të investojë në infrastrukturën e futbollit në qytetin turistik në jug-perendim të vendit, që fatkeqësisht në kundvështrim të futbollit vite me rradhë dukej në vdekje klinike.

Mirëpo tani më kjo situatë duket se merr rrugën e ndryshimit, pasi veç më janë duke i zhvilluar punime në tribunën e stadiumit të qytetit në Strugë. Drejtuesit e Lidhjes Komunale të futbollit në Strugë duken të bindur për të ringjallur futbollin në qytetin e tyre, ndërsa kanë gjetur mbështetje te kreu i FFM-së gjegjësisht nën-kryetari i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini dhe anëtari i Këshillit Drejtues të FFM-së, Xhevat Dibrani.

Federata ka ndarë mjete për rinovimin e tribunës, në të njejtën do të vendosen karrige, ndërsa së shpejti pritet të vendoset edhe mbulesë e tribunës. Paraprakisht me iniciativë të klubeve u rinovuan zhveshtoret dhe hapsirat zyrtare. Mozaikun e kompleton inkuadrimi në Ligë të Dytë i ekipeve Struga Trim Lum dhe Labunishta, që jep garanci se futbolldashësit strugan kanë gjithë parakushtet për t’iu rrikthyer jetës së futbollit real, pasi vite me rradhë për ta mungoi Liga e Parë dhe e Dytë.

Tani është ndryshe, dy klube do të jenë në kategori të dytë, ndërsa edhe kushtet për shikuesit tani më do të jenë ideale. Gjithsesi duke parë bindjen e drejtuesve të LFK Strugë ky është vetëm fillimi, pasi ata planifikojnë projekte edhe më të mëdha për zhvillimin e futbollit në qytetin e Strugës. (SHENJA)

 

Leave a Reply