Asensio heroi i Realit, shpëtoi “mbretërit” nga disfata ndaj Valencias

Marko Asensio pa dyshim se është duke kaluar momentet e tij më të mira të karrierës së tij me fanellën e Realit të Madridit. Futbollisti i talentuar spanjoll sonte ishte figura qendrore te skuadra “madrilene” duke shpëtuar Realin e Madridit nga disfata përballë Valencias, shkruan “infOSport.mk”.

Asensio ishte autorë i të dy golave për Realin, që në fund arriti një barazim 2:2.

Asensio shënoi një super gol në minutën e 10-të, teksa 8 minuta më vonë Valencia arriti që të barazojë me anë të Soler.

Me shifrat 1:1 u mbyll pjesa e parë, ndërsa 13 minuta para fundit të takimit, ish futbollisti i Interit, Kondogbia, shënoi golin e dytë për Valencian, duke shtangur në ato momente tifozët e Realit, të cilët megjithatë iu gëzuan golit të barazimit të shënuar nga Asensio në minutën e 83-të, kur futbollisti madrilen shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë.

Pas këtij goli Reali me të gjitha forcat u vërusl në sulm në kërkim të golit të tretë, mirëpo Benzema thjesht ishte i pafat, pasi humbi dy raste të %, duke qëlluar madje edhe shtyllën, teksa në anën tjetër shumë lehtë mund të ndodhte që Zaza përmes kundërzbritjeve ti siguronte tre pikët e plota Valencias nga kjo transfertë e vështirë në “Santiago Bernabeu”.

 

Leave a Reply