Bardhi: Të gjithë lojtarët jemi në formë, shpresojmë të kemi sukses

Për dy ndeshjet ndaj Izraelit dhe Kombëtares së Shqipërisë, në taborin përfaqësues të Maqedonisë është përfshirë edhe futbollisti i talentuar i Levantes, Enis Bardhi.

Në seancën e parë të zhvilluar në Shkup me futbollistët e përfaqësuese së Maqedonisë, Bardhi foli para gazetarëve, duke thënë shpresuar në rezultat pozitiv në këto dy ndeshjet e ardhshme.

“Jemi të përgatitur mund të them. Na pret një kundërshtarë shumë i fortë si Izraeli. Një kundërshtar i vështirë që ka shumë fitore. Mirëpo me lojtarët e rinjë, me lojtarët e U21 që njifemi mjaft mirë, mund të them që mund të kemi një rezultat pozivit, pasi që edhe në Evropian ishim shumë mirë, por edhe në klubet e tona po tregojmë rezultate mjaftë të mira. Mund të them që shumica e lojtarëve janë në formë dhe dhashtë Zoti që ta tregojmë atë dhe të kemi sukses në ndeshjet e ardhëshme”, tha Bardhi para gazetarëve.

Leave a Reply