Liverpuli më në fund bënë për vete Keitan e Lajpcigut

Nabi Keita është një futbollist i ri i Liverpulit, mirëpo pjesë e skuadrës së njohur angleze do të bëhet vetëm vitin e ardhshëm.

Skuadra nga “Enfilld Roud” gjatë gjithë verës tentoi për të siguruarur shërbimet e mesfushorit nga Guinea, duke i ofruar shifra rekord Lajpcigut, drejtuesit e së cilës skuadër ishin të prerë në mos shitjen njërit prej futbollistëve të tyre më të mirë.

Pas gjithë këtyre zhvillimeve, Liverpuli ka zgjedhur strategjinë e re, duke mbyllur gjithçka me Keitan dhe duke i komunikuar Lajpcigut se do të paguajë klauzolën e prishjes së kontratës prej 50 milionë eurosh, marrëveshje kjo që hyn na fuqi vetëm gjatë verës së ardhshme.

Leave a Reply