Shik përfundon te Roma

Sulmuesi çek, Patrik Shik është sulmuesi më i ri i skuadrës së Romës. Klubi verdhekuq ka arritur sot akordin me Sampdorian për bomberin çek, i cili ka zbarkuar sonte në mbrëmje në Romë.

Shik me buzëqeshje zbriti në aeroportin e Romës, ku e prisnin me dhjetëra tifoz të Romës. Ai më pas pozoi me shallin e Romës, ndërsa bashkë me të në aeroport ishte edhe drejtori sportiv i “ujqërve”, Monçi, i cili ishte njëri ndër më të merituarit për këtë transferim të sulmuesit të talentuar çek.

Gjatë ditës së nesërme Shik pritet që të kalojë kontrollet mjekësore dhe më pas të firmos kontratën me Romën,

“Jam i lumtur. Roma është skuadra e duhur për mua. Jam i sigurtë se kam bërë zgjedhjen e duhur” – tha transferimi rekord i Romës, Shik.

Operacioni kap shifrën e 38 milionë eurove: 5 do të paguhen për huazimin e tij, ndërkohë që 33 sezonin e ardhshëm për të kompletuar një ndër transferimit më të mira të kësaj vere në “Serie A”.

Leave a Reply