Nuk ndalet Majlinda! Kualifikohet në gjysmëfinale të Botërorit

Majlinda Kelmendi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit botëror të xhudos që po zhvillohet në kryeqendrën hungareze në Budapest.

Në çerekfinale në kategorinë deri në 52 kilogram, fitusja e medaljes olimpike ka mposhtur francezen, Amandine Buchard, ndërsa paraprakisht në rrethin e tretë Majlinda mposhti italianen, Odette Giuffrida..

Kelmendi në gjysmëfinale të kësaj gare do të përballet me japonezen, Ai Shishime.

Leave a Reply