Huvedes arriti në Torino     

Gjermani Benedikt Huvedes ka arritur në Torino, ku fillimisht pritet të kalojë kontrollet mjekësore dhe më pas edhe të firmos kontratë me skuadrën kampione të Italisë,  Juventusin.

Mbrojtësi i kombëtares gjermane do të luaj në formë huazimi nga rradhët e Shalke 04. Për këtë huazim, Juventusi do ti paguajë skuadrës nga “Gellzenkirshen” 3 milion euro, teksa në marrëveshjen mes dy skuadrave ekziston një klauzolë për transferimin e Huvedes pas përfundimit të këtij sezoni, kur Juve për kartonin e tij do të duhet të paguaj 8.5 milion euro.

Për shërbimet e reprezentuesit gjerman, gjithashtu interes kishin shfaqur edhe Liverpulli dhe Spartaku i Moskës.

Pritet që deri në fund të ditës Huvedes të ju nënshtrohet kontrolleve mjekësore, që më pas edhe zyrtarisht të prezantohet nga ana e drejtuesve të Juves.

Leave a Reply