Shkëndija prezanton Xhelil Asanin

Shkëndija sot edhe zyrtarisht ka prezantuar përforcimin e saj të fundit, Xhelil Asani. Bëhet fjalë për një futbollist 21-vjeçar që luan në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa gjithashtu mund të luaj edhe si sulmues krahu.

Ai me Shkëndijën ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, ndërsa në Tetovë vjen nga rradhët e skuadrës bjelloruse të Torpedo-BelAZ Zhodino.

Ai më parë kishte luajtur edhe me Bylisin në kampionatin shqiptarë, skuadrën malteze të Pembroke, ndërkohë në Maqedoni kishte veshur fanellën e Metalurgut dhe Vëllazërimit, te e cila skuadër kishte bërë hapat e parë me futbollin.

Leave a Reply