Ahmedi i lumtur për debutimin me Shqipërinë

Valon Ahmedi ishte futbollisti i vetëm shqiptarë nga Maqedonia që luajti sonte me Shqipërinë në ndeshjen ndaj Lihtenshtejnit. Ai debutoi sonte me fanellën “kuq e zi”, duke u inkuadruar në lojë në minutën e 86-të në vend të Eros Grezdës.

“Jam shumë i lumtur për debutimin tim. Datën 02 shtator do ta mbajë mend gjithë jetën. Jam i lumtur për fitoren, e morrëm me shumë seriozitet këtë ndeshje. Vërtetë jam i lumtur edhe për veten por edhe për ekipin” – tha Valon Ahmedi.

Ai foli edhe për ndeshjen me Maqedoninë, ku potencoi se nëse merrë besimin e trajnerit Panuçi, do të jap më të mirën nga vetja.

“Varet nga trajneri nëse do të më jap rastin, mirëpo nëse më jep mundësinë, do të jap më të mirën. Do të ketë emocione pasi do kalojë edhe nëpër qytetin tim Kërçovën ku kam jetuar gjatë gjithë jetës” – përfundoi Ahmedi.

Leave a Reply