Ndërpritet ndeshja Kroaci-Kosovë

Ndeshja e javës së 7-të eliminatore në grupin “I” midis Kroacisë dhe Kosovës është ndërprerë në minutën e 22-të.

Arbitri kryesor Johansen pasi u konsultua me kapitenët e të dyja skuadrave Ujkani dhe Modriç, morrën vendim për të ndërprerë takimin, pasi fusha në “Maksimir” nuk po ofronte kushtet e duhura, pas shiut të rrëmbyeshëm që po bie pa ndërprerë në Zagreb.

Skuadrat shkuan në dhomat e xhveshjes për 10 minuta. Nëse vazhdon shiu, ndeshja do të ndërpritet dhe e njëjta duhet zhvilluar ditën e nesërme.

Leave a Reply