Pollozhani në element, shënon “tripletë”  me Flamurtarin

Skuadra e Flamurtarit nga Vlora ku militojnë dy futbollistët shqiptarë nga Maqedonia, Muhamed Useini dhe Artim Pollozhani të shtunën zhvilloi një ndeshje miqësore me skuadrën e Flamurtarit U-19.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro nuk ka kursyer futbollistët e rinj, duke i mundur ata me rezultatin e lartë 11:0.

Futbollistri strugan Artim Pollozhani, edhe pse nu luan në rolin e sulmuesit, e shfrytëzoi më së miri këtë ndeshje, duke treguar aftësitë e tij realizuaese.

Ish futbollisti i Shkëndijës realizoi 3 gola, po aq sa edhe Kamara, nga dy gola realizuan Danilo Alvesh dhe Hoxha, teksa një gol tjetër në këtë përballje realizoi Bocaj.

Për Flamurtarin ishte ky testi i fundit para startit të kampionatit shqiptarë, që starton me datë 09 shtator. Skuadra vlonjate në ndeshjen e saj të parë do të luaj kundër Sskënderbeut në Korçë.

Leave a Reply