Gazetarët shqiptarë valvisin flamurin kombëtar brenda tribunës, nuk lejojnë që ai të hiqet

Një incident është vërejtur në tribunën qendrore të stadiumit në Strumicë, aty ku të vendosur janë edhe gazetarët mysafir nga Shqipëria.

Ata pranë tyre kanë shpalosur flamurin kombëtarë shqiptarë,  ndërsa një gjë e tillë nuk i kishte pëlqyer njërit prej punonjësve të sigurisë brenda në stadium, i cili  tentoi të heqë atë. Megjithatë ai hasi në rezistencë nga ana e gazetarëve shqiptarë, të cilët këmbëngulën që flamuri kuq e zi të mos hiqet, me ç’rast në fund punonjësi i sigurisë u largua.

Jo zyrtarisht “infOSport.mk” mëson se ai që kishte dhënë një urdhër të tillë, ishte zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Leave a Reply