Kupa, Rabotniçki dhe Shkëndija përballen në Gjorçe Petrov

Skuadra e Rabotniçkit ka vendosur që takimin me Shkëndijën e Tetovës në kuadër të 1/8 së finales në Kupën e Maqedonisë ta luaj të mërkurën në stadiumin e “Gjorçe Petrovit” në Shkup.

Ky vendim erdhi nga drejtuesit e Rabotniçkit, pasi ishin të detyruar të ndrojnë ambient për zhvillimin e ndeshjes përball “kuqezinjëve” tetovar, për shkak se stadiumi “Filipi i Dytë” është vënë në dispozicion të Vardarit, me këta të fundit që do të luajn takimin e parë në Liga Evropa kundër Zenitit të enjtën.

Takimi Rabotniçki-Shkëndija luhet të mërkuën me fillim në orën 15:30, ndërsa në të njejtin termin zhvillohen edhe 6 takimet tjera në kuadër të kësaj faze të Kupës së Maqedonisë. /InfOSport.mk

Leave a Reply