Etrit Berisha në formacionin më të mirë të javës në Seria A

Java e tretë në Seria A ka konfirmuar shumë për ecurinë që pritet të ketë ky sezon. “Tuttomercatoweb” ka publikuar formacionin më të mirë të javës, teksa pjesë e saj është edhe një shqiptar, Etrit Berisha.

Portieri i Atalantës bëri një paraqitje të shkëlqyer në suksesin e parë për këtë sezon në Seria A për ekipin e Gasperinit.

Portieri i kombëtares shqiptare është vlerësuar për reflekset e tij, ndërkohë që nuk ka aspak faj në golin e vetëm të pësuar.

Berisha ishte vlerësuar me notën 7-të, teksa “Tuttomercatoweb” në vlerësimin e saj për gardianin “kuq e zi” kishte shkruar: “I jashtëzakonshëm në fund, kur mbron avantazhin me dy ndërhyrje të shkëlqyera ndaj Raguzës dhe Açerbit”.

Në 11-shen më të mirë nuk mungon as Dybala dhe Immobile, të cilët janë dy futbollistët më të mirë të kësaj jave, që kontribuan në fitoret e skuadrave të tyre, Juventusit, gjegjësisht Milanit.

Leave a Reply