Alioski me golin më të mirë në Ligën e Dytë të Anglisë (VIDEO)

Vetëm një muaj pjesë e Lids Junajtedit, Ezgjan Alioski rrëmben menjëherë një çmimë individual. Reprezentuesi i Maqedonisë ka fituar çmimin e golit më të mirë të shënuar në muajin gusht në kategorinë e dytë të Anglisë të quajtur Çampionship.

Alioski fitoi këtë çmim, pasi grumbulloi 63 % të votave për realizimin më të mirë të muajit të kaluar. 25 vjeçari golin e shënoi në ndeshjen ndaj Notingamit, të cilët Leeds Junajtedi e fitoi me rezultat 2:0. Alioski është shprehur i kënaqur për çmimin e fituar, ndërsa ka thënë se me rëndësi është skuadra që në fund t’ia arrijnë objektivin.

Alioski te Lids Junajtedi erdhi gjatë merkatos së verës, duke u transferua nga Lugano e Zvicrës, ndërsa për një kohë shumë të shkurtër me paraqitjet e tij të mira ka arritur t’i përfitojë zemrat e tifozëve të këtij klubi.

Leave a Reply