Samsonenko bëhet pishman, nuk largohet nga Vardari

Numri një i Vardarit, Sergej Samsonenko ka ndërruar mendje dhe do të vazhdojë të mbetet në krye të tre klubeve “kuqezi” edhe pas këtij sezoni. Një ditë pas debutimit historik të Vardarit në Liga Evropa, pronari Samsonenko ka dalur në konferencë për shtyp, ku ka deklaruar se do të jetë pjesë e tre klubeve të Vardarit (skuadrën e futbollit dhe dy të hendbollit)  edhe për shumë sezone tjera.

“Para një muaji deklarova se ky është sezoni i fundit si investitor në tre klubet e Vardarit. Mirëpo un nuk dëshiroja që të largohem dhe nuk do të largohem nga Vardari. Unë do të qëndrojë këtu edhe në periudha të vështira dhe të mira, do të jap gjithçka nga vetja që t’iu ndihmojë klubeve”, është shprehur mes tjerash Samsonenko.

Biznismeni rus gjithashtu ka folur edhe rreth stadiumit të ri të futbollit që është plan për t’u ndërtuar në një të ardhme të afërt. Kujtojmë që nën udhëheqjen e Samsonenkos, Vardari arriti që të kualifikohet në fazën e grupeve të Liga Evropës, ndërsa skuadra e meshkujve në hendboll u shpallën kampion të Evropës.

Leave a Reply