Reali i shkakton disfatën e parë Real Sociedadit (VIDEO)

Skuadra kampione e Spanjës dhe Botës, Reali i Madridit shënoi fitore 3:1 në transfertën e vështirë në Anoeta ndaj Real Sociedadit në ndeshjen e vlefshme të javës së katërt në La Liga, shkruan “infOSport.mk”.

Në Anoeta “mbretërit” ia dolën të triumfojnë pa shumë probleme edhe përkundër mungesave të rëndësishme që kishin në skuadër, si Kristiano Ronaldo dhe Marselo (të dënuar) si dhe Karim Benzema dhe Toni Kros, të cilët munguan për shkak dëmtimeve.

Futbollisti i ri Borha Majoral shënoi golin e parë në La Liga në minutën e 19-të, duke kaluar në epërsi Realin, ndërsa pas një depërtimi të tij, “madrilenët” në minutën e 39-të shënuan edhe golin e dytë, falë autogolit të shënuar nga Viktor Rodrigez.

Garet Bejll realizoi golin e tretë, atë të nokautit, teksa golin e vetëm për Real Sociedadin, te e cila skuadër si titullarë luajti futbollisti shqiptarë, Adnan Januzaj, e realizoi po i njëjti futbollist Viktor Rodrigez, i cili kishte shënuar edhe në rrjetën e gabuar.

Reali i Madridit me këtë fitore dhe golat e shënuar barazoi rekordin e Santos, për gola të shënuar në plotë 73 ndeshje me rradhë.

Leave a Reply