Arbitër kosovar në derbin Skënderbeu-Partizani!?

Java e tretë në Superligën shqiptare sjellë derbin e madh shqiptarë, Skënderbeu – Partizani. Kjo ndeshje pa dyshim se është mjaft e rëndësishme për të dyja skuadrat|, që kërkojnë të marrin pikët maksimale.

“Bardhekuqtë” do të luajnë përballë publikut të tyre, ndërsa për skuadrën nga kryeqendra shqiptare, fitorja është detyrim, duke pasur parasysh se në dy javët e para kanë marrë vetëm një pikë.

Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij takimi, fliten shumë emra që mund të vendosin drejtësi, megjithatë deri më tani nuk ka asgjë zyrtare. Për momentin arbitër me stemën e FIFA-s nga Shqipëria, është vetëm arbitri elbasanas Enea Jorgji.

Cilësitë e këtij të fundit janë të padiskutueshme, megjithatë ai është shpallur “Non Grata” nga skuadra e Skënderbeut.

Orët e fundit po qarkullojnë zëra se Federata Shqiptare e Futbollit mund të kërkojë arbitër nga Federata e Kosovës.

Me gjasë në Shqipëri mund të vijë Genc Nuza. 28-vjeçari nga Prishtina ka arbitruar disa ndeshje ndërkombëtare dhe njëra prej tyre ka qenë miqësorja e Shpresave, Shqipëri – Francë. Për momentin s’ka asgjë zyrtare, por në orët e ardhshme pritet një vendim përfundimtar për “bilbilin” kryesor të derbit të javës së tretë në Superligën shqiptare midis Skënderbeut dhe Partizanit, ndeshje kjo që në program është të shtunën me fillim në ora 19:00.

Leave a Reply