Emini “hat-trik”, Shkëndija demolon Sileksin (VIDEO

Shkëndija ka shënuar edhe një fitore tjetër të thellë në sezonin e ri futbollistik, duke mundur kësaj rradhe Sileksin në Tetovë me rezultatin e thellë 5:0, shkruan “infOSport.mk”.

Njeriu i ndeshjes ishte Izair Emini, i cili po dëshmon se do të jetë një përforcim më se i qëlluar për skuadrën tetovare gjatë sezonit 2017/2018.

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLSHKËNDIJA – SILEKSI 1:0(I. Emini 13')

Публикувахте от infosport.mk в 20 септември 2017 г.

Emini golin e parë e realizoi në minutën e 13-të, kur me një goditje për tokë mposhti portierin Mitroviç.

Pas një aksioni të shkëlqyer nga ana e futbollistëve vendas, në minutën e 27-të Emini pas kombinimit të bukur me kapitenin Hasani shënoi edhe golin e dytë, kësaj rradhe nga një distancë më e largët.

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLSUPER AKSION I SHKENDIJES QE JA VLEN TA NDIQNISHKËNDIJA – SILEKSI 2:0(I. Emini 27')

Публикувахте от infosport.mk в 20 септември 2017 г.

Me rezultatin 2:0 u mbyll pjesa e parë, ndërsa kapiteni Hasani me një super gol të shënuar në minutën e 69-të nga gjuajtja e lirë bëri që Shkëndija të avansojë edhe me tre gola epërsi.

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLSUPER GOL I KAPITENIT FERHAN HASANI NGA GJUAJTJA E LIRËSHKËNDIJA – SILEKSI 3:0(F. Hasani 69')

Публикувахте от infosport.mk в 20 септември 2017 г.

Megjithatë këtu nuk u ndalën të përzgjedhurit e trajnerit Osmani, të cilët në minutat e fundit të takimit shënuan edhe du gola të tjerë.

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLEMINI RRUMBULLAKSON HAT TRIKUN E TIJ TE PARE ME SHKENDIJEN SHKENDIJA – SILEKSI 4:0(I. Emini 89')

Публикувахте от infosport.mk в 20 септември 2017 г.

Ishte Emini ai i cili në minutën e 90-të rrumbullaksoi “hat-trikun” e tij të parë me fanellën e Shkëndijës, teksa golin e nokautit të vërtetë për Sileksin e dha rezervisti Besart Abdurrahimi me golin e shënuar në minutat shtesë të takimit, kur vetë përfitoi një top në zonën kundërshtare, që më pas në një solo aksion të vendos edhe rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Shkëndija 5, Sileksi 0.

MBYLLET NDESHJA NE TETOVEABDURRAHIMI MENDON EDHE PER GOLIN E 5-TESHKËNDIJA – SILEKSI 5:0(B. Abdurrahimi 90+')

Публикувахте от infosport.mk в 20 септември 2017 г.

Është kjo fitorja e 5-të për Shkëndijën në 6 ndeshje të zhvilluara në elitën e futbollit vendor, me ç’rast kjo skuadër me plotë meritë renditet në pozitën e parë me 16 pikë, 5 më shumë se Akademia Pandev që në Strumicë mundi Pelisterin.

LPFM, Java VI

Akademija Pandev 2 – 0 Pelisteri
Pobeda 2 – 4 Rabotniçki
Shkëndija 5 – 0 Sileksi
Shkupi 1 – 0 Skopje
Vardari 2 – 1 Renova

Leave a Reply