Durmishi me Betisin e tij dërmon Levanten e Bardhit (VIDEO)

Përballja e parë derbi mes dy futbollistëve shqiptarë nga Maqedonia në La Liga, Riza Durmishit dhe Enis Bardhit, i ka takuar futbollistit me origjinë nga Tetova dhe Betisit të tij, skuadër kjo e cila në fund me rezultatin e thellë 4:0 mundi Levanten, njofton “infOSport.mk”.

Pjesa e parë e këtij takimi të zhvilluar në stadiumin “Benito Villamarín” në Seviljë u mbyll me barazim pa gola, mirëpo nuk ishte e tillë edhe në pjesën e dytë, kur thjesht futbollistët vendas shkëlqenin dhe dominonin ndaj futbollistëve mysafir nga Valencia.

Riza Durmishi dhe Enis Bardhi e filluan ndeshjen si titullar, me shkupjanin i cili u largua nga loja pas 57 minutave lojë, atëherë kur Betisi shënoi dy gola në rrjetën e Levantes.

Ishte Sanabria (47’) autori i golit të parë për Betisin, teksa Ruiz pas 8 minutave shënoi edhe golin e dytë.

Një harkim i shkëlqyeshëm i Riza Durmishit në minutën e 65-të i mundësoi sulmuesit Leon të shënojë edhe golin e tretë, teksa Sanabria, futbollisti që e kishte nisur serinë e golave, të njëjtën e mbylli me një gol të shënuar në minutat shtesë të takimit, për rezultat përfundimtarë, Betisi 4, Levante 0.

Me këtë fitore Betisi arriti në kuotën e 12 pikëve, duke tejkaluar Realin e Madridit në renditje. Skuadra nga Sevilja renditet në pozitën e 5-të, teksa Levante me 9 pikë të tubuara pozicionohet në vendin  e 9-të.

Leave a Reply