Stojçevski, bylbyli kryesor i derbit midis Shkëndijës dhe Renovës

Derbi shqiptarë i javës së 8-të në elitën e futbollit vendor midis Shkëndijës dhe Renovës që do të zhvillohet gjatë ditës së sotme në stadiumin e Tetovës do të drejtohet nga arbitri shkupjan Igor Stojçevski, njofton “infOSport.mk”.

Ndihmës të tij do të jenë Sashe Toshevski dhe Daniel Vasilevski, ndërkohë arbitër i katërt do të jetë Ddarko Stojçevski, që të gjithë nga Shkupi.

Stojçevski është një arbitër i ri dhe mjaft ambicioz, ndërsa pikërisht kualiteti i tij ka bërë që FFM t’ia beson atij edhe një ndeshje të këtillë derbi si ajo midis Shkëndijës dhe Renovës, që pritet me padurim nga publiku tetovar.

Derbi i parë shqiptarë i sezonit 2017/2018 midis Shkëndijës dhe Renovës starton në ora 15:30.

Leave a Reply